Rubrika: Me Kokedhimen ne: ''Si te Behesh Milioner''

Ne emisionin radiofonik te dates 16 mars 2007, z. Kokedhima i eshte pergjigjur kesaj pyetje te nje degjuesi: (citoj) "Doja tė pyesja z. Kokėdhima se sa tendera ka fituar..."
Dhe ja si e fillon ai pergjigjen: (citoj) "Ju doni tė bėni njė lidhje midis flirtit politik.... Besoj qė ky ėshtė njė ndikim qė ka arritur tek ju nga shumė raste fushatash tė pandershme, qė janė zhvilluar nė mediat dhe nė mjediset e politikės shqiptare, pėr ēėshtje qė lidhen me punėn dhe biznesin tim."

I vrazhde, kercenues dhe i drejteperdrejte shfaqet ai ndaj pales tjeter. "Ju doni tė bėni...", thote Kokedhima, dhe tingellon, as me pak e as me shume, por me nje diaolog mafiozesh, i cili ne origjinal mund te kishte kete perifrazim: "Ju po fusni hundet si shume..."

Pyetja qe ka shtruar degjuesi i emisonit eshte mese koherente dhe e lidhur me thelbin e programit dhe nje pergjigje e ndershme e saj me siguri do te zbardhte njerin nga burimet (kryesorin) te te ardhurave te Kokedhimes. Dhe ne fakt kete duhet te shpjegoje ai ne emisionin e tij, menyren (sekretin) se si ka fituar tenderat publike, dhe keshtu te na jape mundesine ne degjuesve te "rregullt", te behemi milioner. Por fatkeqesisht, pikerisht celesin e misterit apo kodin per te hapur porten e shpelles me flori, ai nuk e tregon, nuk e thote.

Perkundrazi, ne vijim te pergjigjes se tij, Kokedhima ka bere nje devijim substancional nga pyetja e te interesuarit, duke e politizuar argumentin dhe kanalizuar ate ne akuza ndaj te tjereve per gjoja "fushate te pandershme" ndaj tij (sic ka vepruar ne paragrafin e mesiperm); ose duke ju dhene gjerave karakter parimoro-mediatik, sic shprehet ne paragrafin ne vijim. Ja cthote ai:

"Ne na qėlloi momenti tė zėvendėsonim mediabėrėsit e mėparshėm, tė cilėt nuk ishin menaxherė e investitorė tė mirėfilltė. Kėtij shtypi, i erdhi radha tė zėvendėsohej nga njė shtyp dhe nga rrjete mediatike profesionale."

Pra sipas Kokedhimes, pikerisht per shkak te fenomenit te mesiperm, ai po pergojohet dhe po sulmohet per ceshtjen e tenderave. Pershkrimi i mesiperm i autorit eshte deri diku i vertete, per sa i perket faktit te "kapjes" se medias nga ai e te tjere si ai, por z. Kokedhima nuk shpjegon perse ai i hyri rruges se medias, nderkohe qe zoteronte biznese te tjera me te ardhura shume me fitimprurese!

Ne kete aspekt, ai duhej te pergjigjej si ne vijim: "Rruga ime mediatike kishte lidhje te drejteperdrejte me biznesin e tenderave, sepse gazeta do te perdorej si maske mediatike, dhe cdo cenim shteterore ndaj meje nen kete "petk" te ri (mediaberes) do te konsiderohej si sulm ndaj shtypit te lire ne Shqiperi. Me fjale te tjera, une keshtu do te kisha mundesi te beja hatane (sic e bera), pa me hyre asnje gjemb ne kembe, sepse me mbronte gazeta dhe statusi i pacenueshem i "gazetarit".

Dhe per fakt te keq "precedenti Kokedhima" u implementua menjehere nga lloj-lloj biznesmenesh dhe tregetaresh te dyshimte, te cilet hapen lloj-lloj gazetash e TV ne Shqiperi, per te maskuar gjurmet e aktivititeve te tyre fitimprurese, dhe per ta perdorur median si mburoje dhe alibi te parase se tyre te piste. Dhe ne fakt, imunitet me te sigurte se te ofron media s'te ofron asgje tjeter ne nje shoqeri te botes se trete. Si shteti ashtu dhe ligji jane te pavlere para saj, pasi cdo cenim ne kete aspekt do te provokonte reagimin e menjehershem te organizatave perkatese nderkombetare, te lirise se shtypit. Dhe keshtu, media e shkrete shqiptare, u perpij sa hap e mbyll syte nga biznesmene tenderash publike (si Kokedhima), apo kafeje (si Top-Channel) etj. Dhe sot ato bejne ligjin ne kete fushe, nderkohe qe ne emer te saj fshehin mekatet e perditshme.

Ja pra ky eshte sekreti i vertete i Kokedhimes milioner, te cilin ai kurre s'do ta thote ne emisionin e tij...

Nga Vezhguesi

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet

Postuar nga: Shkelzeni 20/03/2007 - 08:31:41 -

Plotesisht variant i besueshem. Pranadaj Kokedhima ka hapur gazeten, te fsheh gjurmet e mas****rallikut. Kete pune kane bere dhe biznesmen te tjere, dhe per cdo gje te perplasin gazeten ne fytyre, sikur jane te ndershmit e botes dhe se po sulmohen sepse jane gazetare. Prap se prap hetim duhet te behet dhe tju cvishet maska. Organizatave nderkombetare u duhet thene se Shqiperia eshte rast te vecante, sepse media po perdoret per te fshehur krimin.


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]