Ta mbrojmė gjuhėn standarte shqipe nga pėrēarėsit e kombit shqiptar - Nga Adem Demaēi

Rreth diskutimeve pėr shqipen standarde
Kohėve tė fundit ėshtė zhvilluar njė valė diskutimesh rreth shqipes standarde. Bartės tė kėtyre diskutimeve, autorė, kryesisht larg dijes shkencore nė fushė tė gjuhėsisė, i kanė bėrė objekt sulmi dy prej vlerave mė tė rėndėsishme tė kombit: gjuhėn shqipe dhe Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (1972), i cili ligjėsoi standardin e saj.Si duket, diskutuesve tė standardit duhet t’ua kujtojmė se nė historinė e popullit shqiptar Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipes (1972) dhe Konsulta e Prishtinės (1968), krahas Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė (1912) dhe ēlirimit tė Kosovės (1999), janė ngjarjet mė tė rėndėsishme kombėtare tė shekullit XX, qė shėnojnė jetėn kombėtare dhe sendėrtojnė unitetin e identitetit tė popullit shqiptar. Por, e dimė se pėrpjekja pėr pėrmbysjen e kėtyre dy institucioneve historike dhe riorganizimin e shqipes standarde mbi baza tė tjera, duke pėrfshirė kėtu edhe ngritjen e njė standardi tė ri pėr nėnshtetasit e Republikės sė Kosovės, do tė kishte pasoja largvajtėse nė ēintegrimin e tė gjithė pėrbėrėsve kulturorė, mendorė, ekonomikė dhe madje shpirtėrorė tė popullit shqiptar, pėr tė cilėt ėshtė punuar shekuj me radhė.
Propaganduesve tė ndarjes sė gjuhės shqipe sot nuk u mjafton ndarja e popullit shqiptar nė shtete tė ndryshme politike, nuk ju mjafton ndarja me kufij politikė, veē se vazhdojnė nė mėnyrėn mė anakronike t’i propagandojnė kufijtė e vjetėr krahinorė, etnografikė, fisnorė dhe fetarė tė popullit shqiptarė e tė pasurisė materiale e shpirtėrore tė tij, nė kohėn kur Evropa vazhdon t’i bėjė tė padukshėm edhe kufijtė shtetėrorė a ideologjikė tė shekullit XIX e XX, pėr tė cilėt ka investuar shumė nė pikėpamje intelektuale, filozofike, kulturore, politike, ekonomike dhe shtetėrore.
Propaganduesit e pėrkufizimeve tė reja krahinore tė shqipes vazhdojnė t’i shquajnė kufijtė etnografikė, nė kohėn kur Evropa vazhdon tė rrėnojė mure shumė tė larta, pėr tė cilat ka investuar djersėn e disa popujve, tė disa dekadave dhe madje tė disa shteteve.
Bartėsit e kėtyre ideve nė Shqipėri dhe nė Kosovė janė kryesisht publicistė, qė, mė parė se tė merren me ēėshtjen e njė gjuhe tė re, janė marrė me krijimin e njė kombi tė ri, kombit kosovar; janė gjuhėtarė, qė, mė parė se tė merren me gjuhėn shqipe dhe strukturėn e brendshme gjuhėsore tė standardit tė saj, merren me paradigmat politike tė saj; janė autorė tekstesh gjuhėsore a publicistike, tė cilėt duke mos i njohur, a duke mos dashur t’i njohin parimet themelore mbi tė cilat ėshtė krijuar standardi i sotėm i gjuhės shqipe, ankohen pėr mangėsitė e tij, tė cilat nė parimet themelore tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (1972) paraqesin rregullat dhe synimet themelore tė bazės sė standardit.
Ata ankohen pėr kohėn historike nė tė cilėn ėshtė organizuar Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (1972) dhe pėr frymėn ideologjike tė asaj kohe, ndėrsa vetė shkruajnė nė shtypin ditor dhe sidomos paraqiten e flasin nė mediet e elektronike nė frymėn tipike titiste; ata atakojnė bardėt e standardit tė gjuhės duke pėrzgjedhur njėanshėm diskutimet e tyre gjatė dhe sidomos para Kongresit, duke i keqpėrdorur kėshtu mendimet e tyre sipas modeleve tipike bolshevike; ata identifikojnė bazėn dialektore tė shqipes standarde, duke e identifikuar nė mėnyrė tė njėanshme me personalitete tė caktuara politike, ndėrsa tkurrin nė pėrmasa tė skajshme kufijtė nėndialektorė tė propozimeve tė tyre, madje deri te propozimi pėr njė standard tė ri: kosovarishten; ata vazhdojnė tė ankohen pėr bazėn e rrudhur krahinore tė shqipes standarde, ndėrsa vetė punojnė pėr zgjerimin primitiv tė gramatikės sė saj; ata ankohen pėr pėrjashtimin e leksikut tė gegėrishtes, sado vetė shqipen standarde vazhdojnė ta pasurojnė me sllavizma, italianizma, anglicizma e turqizma.
Duam t’ua kujtojmė se gjuha shqipe dhe kombi shqiptar janė dy pjesė tė pandashme tė njė identiteti, prandaj pėrpjekja e pėrtashme qė prej tij tė themelojnė identitete tė reja krahinore, gjuhėsore apo politike ėshtė pėrpjekje kundėrhistorike e individėve dhe e grupeve tė caktuara, ėshtė pėrpjekje me synimet largvajtėse, tė cilat janė tejkaluar gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Anakronizmi i tyre del nė pah edhe me faktin se ata pėrpiqen tė krijojnė kombe nė njė kohė kur koha e formimit tė kombeve ėshtė zėvendėsuar me kohėn e krijimit tė shteteve.
Duke u pėrpjekur ta rrėnojnė strukturėn bashkėkohore tė standardit tė saj, nė tė vėrtetė ata, pėrpiqen qė njėkohėsisht t’i rrėnojnė themelet e kombit modern shqiptar.
Nuk e dimė a ka nevojė tė thuhet se disa nga kundėrshtuesit mė tė flaktė tė vlerave tė standardit nė Republikėn e Shqipėrisė, ka kohė qė po pėrfundojnė lektorė nė Seminarin e gjuhės shqipe nė Beograd, ndėrsa disa nga propaganduesit e idesė sė identitetit kosovar, ka kohė qė po vishen me pushtet nė komisionet dhe nė institucionet politike dhe shkencore e kulturore tė Republikės sė Kosovės.
Mbase nuk ėshtė pėr t’u habitur pse brenda njė kohe tė shkurtėr nė Republikėn e Kosovės, krahas gjuhės shqipe, nė tė vėrtetė standardit tė saj, janė sulmuar edhe disa shenja dhe vlera kombėtare, qė simbolizojnė vlera historike tė identitetit kombėtar, tė popullit shqiptar e tė trashėgimisė materiale dhe shpirtėrore tė tij.
Lidhja e Shkrimtarėve e Kosovės, anėtarėt e djeshėm dhe tė sotėm tė sė cilės kanė kontribuar shumė pėr pasurimin dhe zgjerimin e gjuhės shqipe dhe tė standardit tė saj, duke e konsideruar gjuhėn shqipe vlerė identifikuese tė secilit qytetar tė popullit shqiptar, e konsideron tė palejueshėm diskutimin e standardit tė shqipes nė nivele grupesh, klanesh e individėsh, tė cilėt mė parė se pėr plotėsimin e standardit tė gjuhės, kanė synim rrėnimin e identitetit historik tė folėsve tė saj.
Lidhja e Shkrimtarėve e Kosovės fton studiuesit, shkrimtarėt, publicistėt dhe tė gjithė ata qė nė njė formė a njė tjetėr merren me gjuhėn shqipe, qė tė punojnė nė pasurimin e saj me vlera gjithėkombėtare dhe tė angazhohen nė mbrojtjen e saj prej prirjeve histerike tė diskutimeve rreth saj.

Nė Prishtinė, mė 15 prill 2010

Nga Adem Demaēi

16/04/2010 - 19:46:41 | Komente: 2 | Shikuar: 3735 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: vladimir marku

    Ja ku e kane katandisur gjuhen e bukur shqipe politikanet dhe analistet:
    Gjuha e politikanėve dhe analistėve shqiptarė
    (Tė mbledhura nė tre biseda rreth tavolinės nė media)
    Unė si njė person i iluminuar dhe kontravers, mė konvenon tė lanēoj frustrimin tim lidhur me mungesėn e konstituencės nė potencimin e njė agrimenti utilitar pėr njė riaranxhim politik nė vendin tonė. Nuk duhet tė konfodojmė kauzat me tentacionet intimiduese aspak komode tė partisė nė pushtet qė pėrpiqet tė dirizhoj asetet politike dhe shoqėrore tė vendit tonė duke agravuar disponibilitetin e popullit tonė prishtelin. Kampanja ofertuese e zgjedhjeve tė partisė nė pushtet nuk solli beneficat prioritare tė promisuara, kjo, pavarėsisht konotacionit pexhorativ, erdhi pėr kondicion tė hapit tė ritarduar tė indorsuar prej PD qė nuk ka njė kontinuitet prevalues edhe pse sofistikohen nga njerėz qė tashmė populli i ka lėnė nė minorancė. Nga risėrēet e mia tė apdejtuara konkludojmė se fragmentarizimi i determinuar i axhendave tė ezauruara tė cilave u alokohen atribute tė pamerituara, tashmė konsiderohen tė paaksesueshme nga populli dhe trendi i abandonimit tė tyre e ka kaluar moderacionin. Implementimi i njė egzigjence tė tillė popullore do tė afektojė tė ardhmen dhe impakti qė do tė ketė do tė jetė spiritualisht dhe materialisht progresist!

    Amal Majtisti

  2. Postuar nga: Kritika

    Kam nje verejtje teknike per shqipen e shkruar.
    Psh, ne kemi: 'sh' (s+h), 'xh' (x+h), 'zh' (z+h), por cuditerisht kemi germen 'ē', ne vend qe (mbeshtetur ne kombinimet e mesiperme) te kishim 'ch' (c+h).

    Germa 'ē' e ben shume te veshtire komunikimin me shkrim, sidomos online, ne kompjuter. Mendoj se ka ardhur koha te ndryshoj kjo germe ne perputhje me kombinimet e tjera. Eshte jashte kontekstit gramatikor te gjuhes sone, dhe jo praktike per kohen. Ndoshta mund te pranohen dy variantet he per he.

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]