Konkurenca, motorri i shoqėrive tė lira

Nga Ajet Delaj

Pa frike mund te them se konkurenca eshte motori dhe shpirti i zhvillimit te nje shoqerie te lire e demokratike ne tere aspektet e sektoret e saje vital te administrimit e menaxhimit te biznesit, pushtetit, e jetes shoqerore. Ne baze te lirise dhe barazise se kushteve te konkurences percaktohet jo vetem shkalla e demokracise se nje vendi apo kombi por edhe shkalla e zhvillimit e mirqenjes se tije e qytetareve te tije.

Mirpo armiku me i madh i konkurences eshte monopolizimi i tregut i ideve e deri i jetes se njerzve sic bejne vendet diktatoriale qe cdo gje merret dhe vendoset nga nje grusht njerzish ku historia na ka mesuar nder shekuj se ku eshte zbatuar apo lejuar te zbatohet kjo praktike mbytese kombet e tyre kane shkuar ne buze te gremines apo kane rene ne gremine fare e jane mbuluar me pluhurin e harreses te historise.
Per me teper, monopoli jo vetem perqendron pasuri te madhe ne menyre te padrejte ne nje grusht njerzish por eshte ne te njejten kohe vrases i zhvillimit te shoqerise e vendit ku zhvillohet duke nxitur e perkrahur korrupsionin, rushfetin krimin e organizuar si fenomene mjaft negative te nje shoqerie ne lengim. Mirpo ky monopolizim e perqendim i fateve te vendit e zhvillimit ne nje grusht njerzish apo te nje njeriu te vetem sic ishte rasti i regjimit qe nganjehere mendojme se e kemi lene pas nuk arrihet e nuk ndoll brenda nje nate pasi edhe kure ndollin grushte shteti ju duhet ca kohe per a konsoliduar pushtetin e tyre.
Nese shqiptaret realisht duan te dine se ku ndollen nga kush qeverisen e cila do jete prespektiva e zhvillimit integrimit e perparimit te vendit mjafton ti referohen e masin nje element mjaft percaktues sic eshte KONKURENCA. Konkurenca ecen e zhvillohet ne raport te drejte me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe ne vartesi te lirise percaktohen edhe zhvillimi, integrimi e begatimi i nje vendi. E per te siguruar keto liri e barazi shoqerite perendimore kane krijuar e zhvilluar shtetin demokratik e kapitalist ku funksioni i tije kryesor eshte roli i kordinatorit te shoqerise mbledhjes e rishperndarjes se ardhuave nxitja e mbeshteja e individeve e grupimeve qe premtojne progres e zhvillim e jo pirivatzimi i te drejtave te shqerise qe nuk kane agje te perbashket me sistemin demokratik.
Pra me pak fjale ngritja dhe funksionimi i sistemit demokratik eshte ne funksion te lirive e te drejtave te qytetareve ku padyshim nje vend mjaft te rendesishem ze edhe liria dhe barazia e konkurences per te garantuar ritme te larta zhvillimi e progresi. Pra themeli dhe baza e zhvillimit e nje shoqerie demokratike ne tere aspektet e saje mbete konkurenca e lire.
Padyshim qe politika e politikanet duhet te jene ne balle te promovimit te ideve e alternativave qe garantoje zhvillim te shoqerise shiptare ne te tera aspektet e si e tille formacionet politike ne shpalosjen e ideve alternativave e vlerave te individit, ku strukturat e tyre duhet te dalin nga nje konkurence e forte ne te tera aspektet qe percaktojne neser njerezit qe do te ngjiten ne vendimmarrje. Pra te atyre njerzve qe do te vendosin apo ndikojne ne jeten e zhvillimin tone e qe natyrshem jo vetem qe duhet te jene perfaqesuesit tane por edhe ekstrakti jone me i mire e kualitativ.
A e realizojne kete parakusht te rendesishem politikanet tane? Le te bejme nje analize te thjeshte e mbi bazen e saje ti japim pergjigje kesaje pyetje mjaft te rendesishme. Baza e konkurences ne politike eshte vota e lire dhe e ndershme e lexueshme dhe reptesisht e numrueshme e qytetarit shqiptar apo antarit te partive politike per zgjedhjen e srukturave partiake te te tere spektrit politik shqiptar. Se cfare eshte bere me voten e qytetarit shqiptare gjate ketyre 20 viteve qe eshte pranuar se paku verbalisht pluralizmi dhe sa ka ndikuar kjo per e zgjedhur alternativen apo inividin me te mire nuk ka cfare thote me teper njeriu nese thote se gjate tere kesaje kohe zgjedhjet kane qene jasht sandarteve te njohura demokratike.
E mbi bazen e kesaje i jepet pergjigje edhe konkurences se lire apo kushteve te konkurimit per pasoje ne kete menyre kemi percaktur edhe zhvillimin e integrimin e vendit pra kemi gatuar me duar tona apo te te tjerve gjithsesi shqiptare realitetin qe shqiptaret po e jetojne e natyrisht ju takon edhe ta gjykojne. . Mirpo ne kete kuader mendoj se nga shtypi dhe zerat e fuqishem brenda por as nga misionet monitoruese te nderkombetareve nuk i eshte kushtuar vemendja e nevojshme dhe e domosdoshme respektimit te votes se lire e te ndershme brenda formacioneve politike.
Per mua respektimi dhe garantimi i votes se lire e te ndershme brenda formacioneve politike percakton jo vetem llojin e qeverisjes por edhe respektimin e votes se qytetareve shqiptar ne zgjedhjen e ngritjen e trukturave legjislative e ekzekutive te vendit. Kjo behet edhe me e rendesishme ne ngritjen e funksionimin e formacioneve politike qeverisese e suksesin qeverisjes te ketyre formacioneve e respektivisht ne zhvillimin e vendit pa nenvleftesuar edhe ato te opozites pasi respkmi i votes se lire ndikon drejtepersedrejti ne forcen e vizionin e opozites pra te pushtetitit te se nesermes apo ruajtjen e pushtetit aktual nga degradimi qe te vjen ga mungesa e kontrollit e pasqyres ne pushtet qe ne sistemin demokratik kete rol e ka opozita.
Pra me pak fjale nje formacion politik qe nuk respekton voten e lire e te ndershme per percaktimin e strukturave te saje duke mbytur konkurencen e ndalur identifikimin e triumfin e njerzve qe mbartin vlera bejne qe forca e formacionit politik te reduktohet e antaresia e saje te rullet. Per pasoje nje formacion i tille politik kurre nuk mund te perballoje zgjedhje e lira e te ndersme per zgjedhjen e organeve legjislative e ekzekutive te vendit e kjo eshte dhe arsyea kryesore qe e Shqiperi ka 20 vjet qe nuk respektohen sandartet demokratike ne zgjedhje te pergjithshme apo lokale qofshin ato. Nje formacion politik qe nuk njef dhe respekton voten e lire e konkurencen e ndershme brenda formacionit te tije politik pra nje formacion qe nuk njef e nuk zbaton demokracine e brendesme brenda radheve te saja kurre nuk mund te pranje e respktoje voten e lire te qytetareve shqiptare e per pasoje kurre nuk duhet pritur e shpresuar se nje formacion i tille politik mund te implementoje demokracine e ngreje sistemin demokatik funksional.
Antidemokraca eshte diktature e fshete po e hapur qofte ajo qe sjell vetem stanjacion mjerim e braktije te atdheut. Ato formacione politike ne shqiperi por dhe me gjere qe njohin e respektojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ne programet e tyre, mbeshtesin, inkurajojne dhe garantojne voten e lire dhe te ndershme te te gjith antareve dhe simpatizanteve te saje duke garantuar liri te plote te konkurences se ideve e promovim te vlerave te individeve ne funksion te ngritjes se strukturave legjitime e paraqiur ekstrkin e vlerave te grupimit te tije politik padyshim qe i takon e ardhmja. Te tera praktikat e vjetra apo rudimntet e mbetura nga sistemi i kaluar sigurojne vetem vazhdimin e anarshise e gjendjes aktuale ne Shqipei duke garantuar vetem deshtime te radhes pamvarsisht demagogjise qe premtojne reforma e zhvillim. Deri tani kane bere nje pershkrim te asaje qe ka ndollur ne politiken e shoqerine shqiptare por me e rendesishme eshte per te hedhur ide qe nese aplikohen e kalojme kete staniacion politik, ekpnomik e integrues.
Meqense i perkas te djathtes dhe per hir te se vertetes e djathta nuk ka qeverisur Shqiperine ne keta 65 vitetet e fundit mendoj se te djathtetet qe ne vendet ish komuniste jane ekzakt antikomunistet ju takon e drejta morale e historike per ta nxjerre Shqiperine nga ky batak. Tani megjithse une e bera nje percaktim se kush jane e duhet te jene te djathtet prapeseprape eshte nje deshire e brendshme e gjithsecilit pozicionimi i tije politik, por edhe kjo kapercehet nese zgjerohet baza e vendimemarrjes.
Pra asnjeri nuk ka te drejte te etiketoje tjetrin kur duhet te jete vota e gjithsecilit qe percakton lidershipet politike e aprovon programet politike e ekonomike gjithnje ne funksion te krahut politik e jo sic eshte vazhduar gjer tani qe krahet politike te ndryshem se paku verbalisht kane implementuar programe politike e qeverisje te majta e te njejta.
Nese kemi ne considerate qe partia qeverisese e z Berisha i ka pa mandate te tera strukturat e partise qe nje vit megjithe pozicionin e Kryetrit te partise si i zgjedhur pa candidature alternative duhet thene qe jo vetem nuk behet fjale per alternative vlerash por nje gjendje te tille formalisht nuk e ka lejuar as vete diktatori Hoxha e jo me te paraqitet Partia Demokratike si perfaqesuese e se djathtes ashtu sic eshte kujdesur ta beje me dhune kushtetuese me ndryshimet e fundit kushtetuese e kodit zgjedhor bashkeprojekti Berisha-Rama.
Ne nje situate te tille koha per bashkim sidomos i spekterit te djathte me kohe ka kaluar pasi realisht e djathta shqiptare, aq sa eshte eshte totalisht e paperfaqesuar ne spektrin e politikes shqiptare.
Per kete i bej thirrje institucioneve perendimore qe monitorojne shqiperine e miqte tane ne Amerike e Europe qe se bashku me shqiptaret progresiste e atikomuniste qe te kontribuojne ne mbushjen e ketij vakumi e hendikapi per shoqerine shqiptare post komuniste duke kontribuar drejteperdrejt ne uljen e tensioneve te panevojshme duke shmangur luften brenda llojit qe vazhdon qe 65 vjet te shkuara me te njejtin ritem duke projektur nje te ardhme krejt tjeter qe duhet ta meritojme qe ta gezojme ne shqiptaret.
Per te arrihet nje bashkim, rikonfigurim apo rithemelim se pari duhet bere regjistrimi i antaresise te spektrit te djathte mbi bazen e nje data base per cdo komune e bashki ne tere Shqiperine. Ne kete menyre duke zbatuar parimin nje antar nje vote zgjidhen lidershipet drejtuese te komunave e bashkive se bashku me kryesite e tyre qe jane atomatikisht antarete Kuvendit Kombetar. Per kete lihet nje kohe e pranueshme ndermjet Kuvendeve rajonale e Kuvendit Kombetare duke ju dhene mundesine individeve qe duan te konkurojne per Kryetar te se djathtes e Sekretar te Pergjithshem qe te takojne antarsine ne rang komune e bashkie qe te punojne per te siguruar mbeshtetjen e antarsise e te zgjedhureve ne Kuvendin Kombetar.
Numri i antareve te kryesive per bashki e komuna te llogaritet mbi bazen e antarsise duke pasur ne konsiderate qe pjesmarrja ne Kuvendin Kombetar te afrohet diku rreth 4000 delegate. Kjo mendoj ne vija e pergjitheshme eshte menyra me e mire per bashkimin e se djathtes pa pragjykuar askend e duke i dhene mundesine gjithsecilit qe te shpalosi idete e alternativat e tije. Ne fund te procesit Kryetari dhe Sekretari fitues i te djathtes qe mund te konkurojne dy e dy por edhe individualisht i propozojne me kandidatura alternative per cdo vend ne kryesine e se djathtes qe duhet te jete afersisht sa porofole qeveritare mund te kete qeveria e djathte. Kryetari me Sekretarin e Pergjithshem e me kryesine e zgjedhur ne fund te punimeve hedhin per aprovim programin politik, ekonomik e social te se djathtes se bashkuar qe realisht eshte programi i Kryetarit e sekretarit qe fitun ne Kuvendin Kombetar. Ne konkluzion te ketij shkrimi mund te them se shqiptaret duhet ta dine dhe ta kene te qarte se kush ju garanton konkurencen e lire e kushte te barabata konkurimi ju garnton zhvillimin, integrimin e begatimin e vendit te tera te tjerat jane demagogji e paster komuniste. Eshte ne dore te tyre pra eshte ne doren tone te zgjedhim sot te ardhmen apo te shkuaren. Pra vendoja e konkurences se se vlerave e programeve e alternativave ne themel te partive politike shqiprare eshte baza reale per ndryshime te shpejta e te pritshme nga shqiptaret qe ne 90ten e qe fatekeqesisht po vonon apo po ndollin me ritme te tilla qe implementimi i plote i demokracise e integrimi i vendit rrezikohet te zgjase me shume kohe se c’ju desh diktatures per tu instaluar.
Pa alternative, si motorrin e shoqerive te lira as qe mendohet se mund te arrihet demokrcia e integrimi i shqiptareve e Shqiperise me klasen politike ekzistuese do te mbetet nje iluzion.

Nga Ajet Delaj, New York

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet

Postuar nga: ami 25/01/2011 - 11:38:58 -

faleminderit per informacionin


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]