Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Vjersha pėr fėmijė - Nga Janaq Pani

Kam njė nip e kam njė mbesė


Kam njė nip e kam njė mbesė
mė tė bukur nuk i gjen,
gjyshi pėr ta mund tė vdesė
dhe ta dini keq s'i vjen.

Nuk tregohet dot me fjalė,
kur qesh mbesa e qesh nipi
gjyshi, hop, na bėhet djalė
lart nė pemė mund tė hypi.

Dhe ta dini vogėlushė
po iu them dhe njė sekret,
se kur mbesėn puth nė gushė
zvogėlohem dhjetė vjet.

Dhe ta dini pėrngahera,
dashuria nuk ka cak,
nipi, dhjetė vjet tė tjera
kur mė puth m'i ul tak-fak.

Dhe kur bėjnė ndonjė faj,
s'ka njeri qė s'bėn gabime,
pse jam gjysh inat nuk mbaj,
japim - marrim me vėshtrime.

Japim - marrim me vėshtrime
pastaj, hop, buza nė gaz,
ja, dhe lumturia ime
zbret nga qielli nė ēast.


KĖTĖ UNĖ E DI

Kėtė unė e di
mėsoje dhe ti.

Ndriēimit tė ditės
nata ia ze vendin
e ndodh ndonjė ėndėrr
fėmijėt t'i trembi.

Pėr fundin e botės
u fol shumė herė,
po dielli shkėlqimin
s'e ndal asnjėherė.

Dritė e ftohtė e hėnės
ndoshta s'ka shumė vlerė,
ndodh yjet kėputen
po hėna s'do bjerė.

Kėto unė i di
mėsoji dhe ti,
mos trembesh nė gjumė,
kyj besim te unė.


I KĖRCEVA FLUTURĖS NĖ
SHPINĖ


I kėrceva fluturės nė shpinė
ajo mė pranoi,
te lulet e ēelura plot brymė
pastaj fluturoi.

U ulėm ku mund gjithandej
mbi petalet aeroporte,
sa nė shpirt nisa tė ndjej
gėzimin si nektar nė gotė.

Buzėqeshte nė paqe gjithēka
e puthur nga fllade frymėzimi,
njė rreze drite te shtrati kur ra
ma prishi ėndėrrimin.


KUR JAM ME GRIP

Qepallat rėndojnė
sytė mė lotojnė,
hundėt ikin vuuu
e teshtij
aaap - shuuuu!

Brenda gjoksit thellė
teshtima rri mbjellė,
kolla ghu-ghu-ghuuu
po mė vjen nė grykė
e s'do qė tė ikė,
veē teshtij
aaap - shuuuu!

Dhimbja i lexohet
vėllaēkos nė sy,
mami mė afrohet
sjell peshqir tė ri,
tė mė fshijė djersėn
qė si lumė shket,
babi e mban veten
mė thotė:"Shėndet!"
sa herė teshtij
aaap...aaap-shuuu!

E kini provuar
o miq edhe ju
tė hiqni kėshtu?


PĖR DHELPRĖN DHE
LANGOJTĖ


Dhelpra ėshtė e lumtur,
nė pyetėt mua,
kur nė pyll s'e ndjek
pas asnjė langua.

Po langojtė ndihen
langoj tė vėrtetė
kur nga pas i vihen
dhelpėrės e shkretė.

Kur dhelpra ia del
t'u dredhojė me hile,
e lavdėron veten:
"Jam dy herė skile.

Dy herė m'e zgjuar
se tė gjithė langojtė,
kur u ke shpėtuar
t'u ikėsh nga thonjtė.

Pėrditė shohin ėndėrra
langojtė nė fshat,
kush dhelprėn do kapė
do tė jetė me fat.


VARGJE PĖR NIPIN

Nipi im Ardiani
kokė e kėmbė
nga geni Pani.
Mamin lodh
e babin lodh
sa t'i shkojė e tija mbroth.

Ta them fjalėn pa kapakė,
as mė shumė
e as mė pak,
dhe pėr gjyshen
dhe pėr gjyshin
Adriani sot merr hakė.

E rrėfej
s'e mbaj sekret,
ja kėshtu dhe babi i vet,
ne dimė
ditė pėr ditė
ē'kemi hequr pėr ta rritė.
Si i vogėl bėri ē'mundi
na kėrreu dhe vajin e nunit...

Ndaj im bir
nė syrin tim
ėmbėlsirėn Adrianin
ta qortojė s'merr guxim
sepse ndryshe
unė bėj namin.

Nga Janaq Pani, Toronto




Kommentet


20/04/2011, 09:24:03 donjeta musolli shkruan:

shkruni poezi per gjysherit -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]