Janko Ll Pali : Enciklopedia e Vėrtetė dhe e Pafund e Qeparoit, Bregdetit dhe e Gjithė Shqipėrisė

Pse, u fut nė murin e heshtjes? Janko LL Pali: Vetėm me ardhjen e demokracisė nė Shqipėri, Janko Palit, i u dha titulli "Mėsues i Merituar", dhe shkollės sė Qeparoit, i u vu emėri i tij. (Kush ishte Janko LL Pali, femijėria, mėrgimi, Atdheu, familja, vepra e tij, arsimi dhe dashuria e madhe e miqeve e shokėve)
Nga Beqir SINA, Nju Jork

Virxhinia (USA). Ėshtė nder i madh dhe i veēantė tė flasim pėr njė personalitet tė arsimit tė kulturės dhe tė atdhetarizmit, siē ėshtė pikėrishtė "Mėsuesi i Popullit" Janko Ll Pali. E kemi pėr nder, por edhe pėr detyrė qė t'a respektojmė nė shkallėn mė tė lartė, kėtė shqiptarė, qė ka bėrė aqė shumė pėr kulturėn kombėtare,arsimin dhe atdhetarizmin. Janko Ll Pali, ishte dhe mbetet kėshtu, pergjithmonė, njė figurė e plotė e pėrmasave kombėtare nė kėtė pjesė tė perlės shqiptare, Bregdetit Jon.

Janko LL Pali, emėr i dashur e i njohur i Bregdetit Jon, i pėrket plejadės sė nderuar tė figurave tė shquara tė kulturės, politikės dhe atdhedashurisė shqiptare, pėr gjithė atė periudhė, qė ai jetoj ! Ēuditėrishtė, pasi njihesh me veprėn e tij, lind pyetja: Pėrse, edhe Janko LL Palin, e futėn nė murin e heshtjes? Megjithse, jeta e tij nuk ka qenė e qetė asnjėher, pėrkundrazi, ajo qe e vėshtirė, plot shqetėsime e brenga, me lėvizje tė detyruara nga rrethanat tragjiko - historike, nė tė gjitha periudhat qė kaloi vendi ynė, .

Ai lindi nė mergim, u rrit jetim, e vdiq nė mėrgim. E kėjo ndodhi pikėrisht mė 12 shtator 1994, kur mbylli sytė ky gjigant i arsimit, pėr tė cilin flet vet koha, pėr karjerėn, dhe gjurmat qė la nė krahinė dhe mė gjerė.! Vegjelinė e kaloi jashtė shtetit, nė Greqi dhe nė Francė, vėshtėrsitė e kaliten , e brumosėn, i dhanė filozofinė e jetės. Ai kishte pasjone patriotike tė zjarrta. Gjat gjithė jetės tij ai punoi, shkroi, lexoi,pėrktheu e trajtoi bėma, histori, monografi, tekste…e nė mėnyrė tė veēantė fjalore si ai "Shqip-Frengjisht", njė vepėr e vėrtetė, prej mijėra fjalėsh…por qė nuk ja botuan se "dikush"tjetėr merėt mė tė…! Edhe pas daljes nė pensjon, etja e tij pėr dije nuk shteron…! Zotėronte Anglishten, Frengjishten,Esperanto,Italishten, Spanjishten, Greqishten, Rusishten, deri diku dhe Gjermanisht. Ishte njė krye famijlar virtuoz.

Nga gjurmimi i autobiografis sė tij, i literaturės sė shumtė mėsojmė se lindi nė 20 korrik 1898 ne fshatin Ēoban Ishah, tė Izmirit (nė Anadoll), vdiq mė 12 shtator 1994. Lindi, aty, ku kishin shtegetuar mė pare, prindėt e tij dhe i vdiqėn njė vėlla mė i madh (Pilo) dhe babai (Llambro). Ata, vdiqėn pikėrisht njė vit pas njėri tjetrit, kur Jankoja, ishte veēse 10 muajsh. Pra, kjo tregonė se jata e tij filloj me njė dramė tė vėrtet, e cila do t'a ndiqte pas, gjatė gjithė jetės siē tregojn faktet.

Mund tė rradhisėsh kėtu qė nė fillim , se qėndrimi i tij moral gjat tė gjithė kohės, deri nė vdekje, ka qėnė shumė i lartė. Ai askurr s'ka vepruar a menduar tė kryej ndonjė veprim qė do mund t'i ngjitet emrit dhe familjes, sikur edhe njollėn morale mė tė vogėl. Qendrimi moral dhe politik gjat 50 vjetėve tė aktivitetit tė tij shoqeror, gjat jetės, mund t'a ndajmė nė disa etapa :

-- Koha e emigrimit (1914-928) -- Koha e shėrbimit si zyrtar Shtetėror deri me 1939 -- Koha e sherbimit gjat okupacionit (1939-1944) -- Koha nga ēlirimi deri nė daljen nė pensoin (1944-1964) -- Koha nga dalja nė pensoin e deri mė v… !!!

-- Koha e emigrimit (1914-928)

Mė 1900, kthet nė fashatin e tij sė bashku me nėnėn, kur vėndi ynė, ishte nėn sundimin e Perandorisė Turke . U rritė e hyri nė shkollė, shkollė qė atėhere ishin nė Bregdet, tė gjuhės greke ( sipas propagandės sė Patrikanės) . Mė 1912 megjithse me rezultate tė mira, pėrfundojė shkollimin 7 vjeēarė dhe nuk pati asnjė mundėsi ekonomike tė vazhdonte mė tej, pasi Ballkani ishte nė njė luftim tė ashpėrt, dhe kur shkollat qenė tė mbyllura pėr shkak tė luftės. Qėndron i pa punė gjat viteve 1912-13 deri sa angazhohet si ēirak shollėbėrės, nė dyqan tė ish Kiēo Savės. Nė Qershor 1914, i pa punė nė fshat, vendos tė emigrojė. Largohet nga vėndi, e shkonė nė Athinė, ku nė atė kohė kishte xhaxhallarėt (kushurij tė babės) me punė tė ndryshme. U sėmurė nga zberthimi i kyēeve tė kėmbėve (pllatipodhi) .I sėmurė u largua nga puna , nė Mars a Prill tė 1915, u kthye nė shtepi. Pasi gjendja shėndetsore u pėrmisua dukshėm, me ndermjetėsinė, kėsaj rradhe tė xhaxhait nga baba, Leonidha Palit, shkoj nė Pire, si nxanės teknik nė Oficinėn e trenave tė Greqisė tė linjės Pire-Llarisa-Kufi.

Aty u rregjisitrua dhe nė shkollėn Profesionale, natėn, bashkė me shokun e mikun tij, tė tėrė jetės, Neēo Muko, nga Himara. Mė pasė, mbetur pa punė, nė Nėndor tė atij viti(1915), shtrėngohet tė lėrė dhe shkollėn, e tė shkoj nė Llavrio, ku u futet si ndimės-farkėtar nė Oficinėn e shoqėrisė Frėnge tė minierave greke. Qendroj aty(Llavrio), si i tillė, deri nė qershor tė vitit tjetėr (1915) dhe kthehet pėrsėri nė Pire. Punon aty deri nė maj tė 1917, kur, shtrėnguar nga urija, qė asokohe i ish imponuar Greqisė, se mbante njė politikė jo nė favor tė Aleatėve . Mė 1916 rregjistrohet nė Konsullatėn frėnge tė Francės nė Pire, pėr tė shkuar nė Francė. Nė Francė, qershor tė 1917, angazhohet si ndihmės-mekanik, nė Marsejė dhe punonė nė ndėrmarjen e madhe, A. Gramon-it nė Pont de Cheruy, afėr Lionit, pėr afėr 10 muaj. Nė shkurt tė vitit 1918, me interesimin e njė shoku grek, qė kishte njohur nė Pont-de-Ceruy, Thanas Koropuli, shkonė nė Paris.

Njekohėsisht, ikėn nga Bullonja dhe shkon nė qytetin e Sent-Etjenit, qėndroj atje nė lagjen Kodoshode, filloj punė si shėnjues nė Uzinat "Leflev". Shpėrblimi i pakėt qė paguhej nė atė bastin tė Luar-it dhe jo me prespektivė tė mund t'i beja ballė jeteses, i mbush mėndjen (ndoshta dhe nostalgjia) tė kthehet pėrsėri nė Parisė, qytetin e quajtur "Qytetin Dritė". Kėshtu qė, mbasi ndrroj shumė vende pune, bie sė fundi nė Uzinen "Salmson" dhe atje nuk luajti mė, deri ditėn qė u largua pėrfundimisht, me gjithė ē'kisha, nga vėndi i Galėve …nė vitin 1928.

Largohet nga Parisi mbasi jetoj nė tė, qysh nga shkurti i 1918, deri mė 4 tetor 1928. Ikėn nga Franca, nė Pire mė 8 tetor dhe takonė xhaxhanė, Leonidha Pali. Udhėtonė nėpėr Greqi, pėr t'u kthyer nė atdhe, mė 17 tetor. Mė 20 tetor 1928 fillonė sėrish detyrėn e mesuesit.

Kėtu sipas shėnimeve qė ka lėnė pasė, thotė, se ka qėnė mirė, i kenaqur me detyrėn e re, e cila e ngre nga gjėndja prej puntori tė krahut. Kėnaqėsia, e tij shprehet kur arriti tė behet nėnėpunės brėnda nė shtetin e tij(Shqipėrinė). E gjithė kjo patė ndodhur pasi qė kurbeti i neveritėshėm i kish hėngėr 14 vjet tė pa hirė, ndonse herė pas here i shkonte nėpėr mend, ē'farė kisha lėnė mbrapa si vėnde me horizonte tė hapėta, si shoqėri, si argėtim, pėr tė cilat njė nostalgji e fortė, diku - diku e bėnte tė regretoj ēastin deēiziv, tė vendosė tė i hedhė tė gjitha ato mbrapa krahut dhe tė zgjidhė problemet e jetės, ashtu siē bėri nė vendin e tij- nė Shqipėri.

-Koha e shėrbimit si zyrtar Shtetėror deri me 1939

Fillonė pra detyrėn si mėsonjės nė klasat e para tė fillores. J. Pali, filloi tė marr pėrsipėr edukimin e filizave tė njomė tė rracės e tė kombit tonė. Shėrben me shumė pasion dhe derdh tė gjitha mundėsitė, i jepet detyrės pa kursim, studimit tė materialeve tė ndryshme pėr tė mundur tė behej njė edukator i mirė dhe tė nxjerrė, nxėnės tė zotė e tė aftė. Nxėnės, t'i shėrbejnė edhe jetės sė tyre po dhe shoqėrisė, ku do thireshin tė sherbejnė kur do ju vinte koha edhe atyre tė jepnin nga diturit e marra nė klasat e para. Nė kėtė rrugė fisnike ai u pri nga aksioma "Edukuesi edukon veten".

Thirret mė 1932, tė kryej shėrbimin ushtarak nė shkollėn e Oficerave te Plotėsimit nė Tiranė, bashkė me njė sasi tė madhe shokėsh tė tjer. E ndjek atė periudhė, gradohet aspirant nė rezervė tė ushtrisė shqiptare. Patė kaluar atje dymbėdhjetė muaj shėrbim nė seksionin e xhenjos, pėr t'u specjalizuar me pasė nė ndėrlidhje, si radjo-telegrafist.Pas kryerjes sė shėrbimit ushtarak, kthehet pėrsėri nė detyrė dhe ushtron klasat si mėsonjės.

Mungesa e teksteve atė kohė i ngre ndėrgjegjėn, e pergjegjėsin morale duke e detyrua t'ė kopjoj shumė tekste shkollore, tė marra edhe nga literatura e huaj .Bashkė me ato kopjime, njėkohėsisht merrej edhe me studime tekstesh tė ndryshme, tekste qė ose i pata gjetur nė Shqipėri, ose i kėrkonte t'ja dergonin nga Greqia, Franca e Svicera.

Vendos, mė 1935 tė shkoj nė Elbasan, nė shkollėn Normale, tė bėja provimin e aftėsisė Pedagogjike pėr tė vėrtetuar aftėsin pėr tė qenė njė edukator i mirė dhe i pėrshtatshėm per tė edukuar brezin e ri .Pas njė qėndrimi atje mė se nje muaj, dhe mbasi jep provat e caktuara nė tė gjitha lėndėt qė jepeshin nė atė shkollė, pėr tė qėnė mėsues, fiton provimet, e kthehet nė fshat, duke u caktuar krye-mėsues, merrė dhe pėrgjegjesinė e shkollės dhe ushtrimin nė klasat mė tė larta. Gjatė kėsaj kohe qė ushtron detyrėn, ndjek edhe politikėn e kohės, pėr tė bėrė nxanėsit tė arrinin te kuptonin ē'farė dėmi kishte kombi ynė me shėrbimet fetare qė bėheshin nė gjuhėn greke. Kėshtu qė i irrituar nga ky fenomen i mbetur, tenton qė disa gjėra: mesha si p.sh."Apostulli" dhe "Pistevo" dhe "Pater-imon" tė thoheshin gjatė meshės nė gjuhėn tonė, amtare, shqipen.

Mirėpo rryma e fortė pro greke e fshatit, i del kundėr dhe nuk arrrihet sukses, por pėrkundrazi fiton njė antipathi dhe sulmohet e vihet nė shėnjestėr. Kjo, ka qėnė mė vonė njė nga shkaqet pėr tė cilėn nė kohėn e okupacionit grek, tė vėndit tė akuzohet si anti-grek, dhe tė largohet me dhunė gjat kohės qė grekėt qėndruan nė jug tė Shqipėrisė, si pushtues mė 1941.

- Koha e sherbimit gjat okupacionit (1939-1944)

7 Prilli i vitit 1939, e gjenė mė 19 shokė tė tjerė nga fshati, si vullnetarė kundėr invadimit tė Italisė fashiste. Qeveria nė atė kohė organizon njė koloni fėmijėsh nga tė fshatėrave tė Bregut, nė "Ujin e ftohėt",Vlorė. Caktohet si shoqėrues tė tyre me njė grup arsimtarėsh nga Bregu, tė ngarkuar me detyrėn e edukatorit. 30 pėr 100 femijė midis tyre dhe mėsuesin e Bregut, Janko Ll Pali. Nė Maj tė atij viti, tė gjithė arsimtarėt e Vlorės, 45 nė numur, urdherohen tė shkojnė nė Tiranė, ku mėkėmbėsi i Mbretit i kėrkon. Tė organizuar shkojnė tė gjithė aty nga gjithė Shqipėria pėr tė marr pjesė nė ceremoninė e varrimit tė eshtrave tė poetit tonė tė madh Naimit, tė sjellura nga Stambolli. Mėsonjėsi i Bregut Janko Ll Pali, u zgjodh nga njė pėrfaqėsi, pėr tė folur ne lidhje me rėndėsinė e kėsaj ceremonie. Ai, flet disa fjalė tė shkruara pėr tė lavdėruar dhe nderuar kujtimin e birbilit te Frashėrit, dhe, t'ia urojė tretjen e eshtrave nė baltėn e dheun tonė, pėr tė cilėn e kish brejtur malli gjithė jetėn, pėrfundojė duke thėnė i lehtė dheu i tokės mėmė dhe qoftė kujtimi i tij i paharrueshėm !

Nė verė tė viti (1940)pėr femijet e fshatit Himarė, organizohet nė Spile, njė koloni e vogėl prej afro 40 fėmijėsh, nėn kryesinė e Karabinjerisė, urdhėrohet tė shkoj si Drejtor administrator honorar, nė ndihmė tė kolegeve, F .Veizaj, M Veizi dhe A.Zoto, nė atė kohė studentė, nė Normalen e Elbasanit. Grumbullohet me mė se 700 intelektuale, tė konsideruar Inteligjenca Shqipetare, midis tyre dhe mėsonjėsi i bregdetit, Janko Ll Pali, nė Durrės.

Me anė tė njė letre drejtuar komandantit tė karabinjerisė nė verė tė vitit 1941, refuzonė ngarkimin qė donte t'a bėntė si administrues, i njė tjetėr kolonie fėmijėsh.
Nė vjeshtė tė vitit 1941, patė qėnė trasferuar si krye/mesues, drejtues i shkollave tė Himarės me qėndėr nė Himarė fshat.Lufta Italo-Greke, e gjen me detyrėn e mėsonjėsit nė fshat. Pėr fat tė keq, sa po grekėt pushtuan vendin dhe nuk kaluan as dy tre ditė, pėr ambicje personale tė disa elementave tė brėndėshėm, tė cilėve u ishte fiksuar se Janko Ll Pali, sipas tyre u kishė pasė hėngėr tė drejtėn nė votimet pėr krye/plak, dhe ishte kundra politikės greke ndaj vendit tonė. Arrestohet nga grekėrit, dhe e pėrcjellin pėr gjithė natėn nė komandėn e Divizionit Grek nė Kudhės, nė byronė e II, nėn akuzėn e fort, si shqiptar i rrezikshėm, si mik i Italjanėve, njeri poligam, etj, e tjer.

Kapitenit, grek tė ngarkuar nė hetimet paraprake i pėrgjegjet me kurajo dhe vendosmėri, qysh nė pritjen e parė, duke mbrojtur kombėsinė(shqipatre) e tezėn e tij, duke refuzuar kategorikisht. Tė gjitha ato akuza ai i quajti tė rreme dhe tė fabrikuara kundra tij. Zyrtarėt grek, pa marr parasysh asgjė nga kėto, pėrgatisin dokumentat e burgimit dhe e pėrcjellin pėr nė Delvinė, Janinė e pėr nė kampin e Pėrqėndrimit, nė Athinė.! E gjithė kjo ka ndodhur mė janar 1941, ku sė bashku me 13 shqiptarė tė tjer, disa rober-Italjanė(200) dalin nė Prevezė.

I strehuar nėpėr kazermat e Evzoneve, fillon jetėn e rrobėrise qė pati vazhduar jo nė mėnyrė fort tė keqe dhe tė pa durueshme, deri me 25 Prill po tė atij viti,.Mė 3 mars u shperngulet me civilat shqipėtarė, nė kampin famekeq tė Koqinjasė nė Pire.Kampi i Koqinjase, nė atė kohė ka rrėfyer, Janko Ll Pali , aty mbushej e aty zbrazej !, me robėr civila qė vinin nga te gjitha ekstremitetet, e shtetit grek. Aty thotė ai, pashė qė kaluan mijra kufitarė (akrites) nga Maqedonia, nga Thraka, por sidomos nga Ēameria, krahina Shqiptare. Burrat ēamė, tė cilėt nuk gezonin besimin tek gerkėrit, i shpėrngulėn, disa nė iternim nė kampin famekeq tė Koqinjasė, nė Pire, disa ne Pillos, disa ne Mitelini, tė mbeturit merreshin gjoja si besnikė, tė shėrbenin nė ushtri…po nė shėrbim pa pushkė.!

Me mijėra tė tillė Ēamėr, u patėn zėnė sytė dhe i torturonin, shumė prej tyre i kanė lėnė kockat e tyre nėpėr kampet e burgjet, tregonte J.Pali. E sa e sa tė tjerė ashtu vazhdon rrėfimin e tij mėsonjėsi Janko Ll Pali nė kujtimet e tija!

Fundi, me daljen e Gjermanisė nė luftė kundėr Greqisė mė 6 Prill 1941, pikėrishtė dhe kur u bė dhe bombardimi i madh i limanit tė Pireut, dhe kur trupat greke filluan te zbythen ,pėrpara sulmit Gjerman, filloi edhe tek robėrit tė rritej shpresa se do ēliroheshim dhe ashtu u ndodhi ,.Mė datėn 25 Prill, komanda e kampit filloi tė leshojė tė lirė, tė gjithė ata qė do kishin njerėz tė tyre tė afėrt nė Athinė, a nė Pire. Nga kjo gjėndje e krijuar, pėrfiton edhe Janko Ll Pali, e delė i lirė, por kurr s'besojė qė me daljen nė rrugė jashtė kampit, kish mbarruar pėr gjithmonė rroberimi i tij, prej grekėrve!

Njėkohėsisht edhe dalja e lirė e rrugėtimi, tani paraqiste shanse te mira realizimi tė dėshirave. Kėshtu u nxitė ai, qė tė largohej, dhe u nis andej pėr nė Patrė, del nė Krioner tė Mesollongjit, aty me disa makina ushtarake, mbrrijn nė Agrinjo, ku gjen edhe tė tjerė shqiptarė, kusure-medhenj, siē ėshtė shprehur ai. Me ata qė ktheheshin po ashtu nga Internimi a kush e di nga? Kėta, sidomos Ēamėr, ishin pjesė e atij eksodi tė madh, qė bėnė grekėt gjat luftės per kundėr asaj popullate allogjene tė vendit tė tyre, e cila hoqi tė zit e ullirit(shėnime tė tijat).

Mė datėn 30 Maj 1941, shkon nė njė restaurant tė hotelit dhe drekon me Pano Qesarin, qė tė ky tė ndėrhyj te njė shok i tij pėr t'a nisur nė Delvinė, mė pasė nė Sarandė e mbrrin nė Vlorė.

Ky ėshtė dhe momenti mė kulminant i jetės sė tij, mbetur nga dorshkrimet thuhet "I mallėngjyer fort sė fundi, do tė gjeja tashmė njė qetėsi shiprtnore, qė mė kish pasė munguar gjat largimit tim, erdha nė shtėpi i lumtur qė i gjeta tė gjithė mirė, ndonse, pėr arsye tė luftė,s kishin pasė kaluar dimėrin nėpėr shpella dhe jashtė banesave. Shtėpinė e gjeta nė gjendje jo tė mirė, se pse bombardimet nė gjitoni ja kishin bėrė ēatinė shoshė ."

Mė njė dhjetor tė 1944, i lind njė djalė tjetėr Petraqi, emėr qė i j'a vuri kushuriu, Filipi, si kujtim i vėllaut tė tij Petro. Kthimi i tij nė fshat pas internimit, qershor 1941, e bėnė tė lakmoj qėndrimin nė Shqipėri, nė qetėsi dhe afrohet tė gjithve me njė qėndrim neutral, si zyrtar vetėm karshi organeve tė pushtetit dhe organeve tė mbajtjes sė rregullit. Fillon menjėher nga ushtrimi i detyrės sė mėsuesit, nė Himare fshat, deri nė qershor 1942, prill 1943. Pikėrishtė, deri kur njė auto-kollonė ndėshkimi italjane, prej afėr 1000 ushtarėsh, shkon nė Himarė, dhe arreston nė shkollė atė me katėr shokė tė tjerė, Mali, Deda, Kapetani, K Gjini.

-- Koha nga ēlirimi deri nė daljen nė pensoin (1944-1964)

Shėnimet e lėna tregojnė se: "Sė fundi lufta mbaroi, bashkė mė tė dhe boshti Romė-Berlin-Tokio, e humbi luftėn duke u dorėzuar i fundit Japonia, mbasi shijoi mbi kurriz plasjen e hatashme tė tė parės bombė me atom, njė shpikje qė nderon mėndjen e njeriut, po qė e pėrdorur pėr qėllime shkaterrimi , tronditi Botėn me gjithė dėmet supėr kolosale qe ishte nė gjėndje tė shkaktojė ajo(bomaba) .!

Vėndi ynė i ēliruar nė nėndor 1944 dhe ndodhej i shkatėruar. Pushteti i atherėshėm i ngritur gjat luftės Nac. Ēlirimtare, ndodhesh pėrpara problemesh tė mėdha, e tė ngaterruara. Probleme qė nė atė kohė,donin interesinin tė gjitha sektorėve tė jetės shoqerore, ekonomike, kulturale etj. etj.!

Por, njė nga problemet mė tė rėndėsishėm, ishte ai i arsimit dhe i shkollave, pasi ato ishin mė tė shkatėrruarat nga lufta . Nė kėto kushte qeveria e athershme, mbledh nė qytetin e Korēės, njė kongres i quajtur Kongresi i Arsimit. Pjesmarrės i tė cilit ishtė dhe mėsusi J Ll Pali.

1944-ta, e gjėnė mėsues nė Vlorė, mė pas kalon si mėsues nė Fratar tė Mallakastrės, deri sa emrohet nė Piqeras tė Sarandės. Tetor - Dhjetor 1944, kthėhet sėrish nė Vlorė, pasi pėrmbush tė gjitha kėrkesat n'atė koh' e pranohet si pedagog nė kuadrin arsimor, tė Vlorės .Punon mėsues nė Selenicė, shkurt-qershor 1945, pėr t'u caktuar nė shkollat e katundit Vuno, sė bashku me I.M, nga Himara dhe N.K, nga Vunoi .

Gjatė, kėsaj periudhe pėsnon goditjen shpirtėrore mė tė madhe nė jetėn e tij. Mė 18 gusht, i vdes nėna, pas njė sėmundje tė shkurtėr pleqerie, nė moshėn 83 vjeēare! Peson hidhėrimin e fort, pasi siē thoshte shpesh nė kujtimet e tija,"Iku e mjera, se iku me fakultetet e saja, shumė nė gjėndje, atė kisha njohur si babė, si nėnė, se isha jetim …pa babė !

1946, me shpalljen e kuadrit tė ri, emėrohet, si mėsues nė katundin Kudhės, mė 6 dhjetor largohet nga Kudhesi, e kthehet nė Qeparo. I vjen emerimi si Drejtor Didaktik, pranė Komitetit, Vlorė. Shėrben aty si Inspektor arėsimi, nė sektorėt e Mallakastrės, nė Laberi, pa zonėn e Kuēit, e vazhdon nė atė tė Myzeqesė dhe sė fundi nė Himarė.

-- Koha nga dalja nė pensoin e deri mė vdekje… !!!

Nė Janar mbas tre kėrkesash tė bėra gjatė vitit 1950, emėrohet tė drejtoj shkollėn e Skelės, Vlorė. Dėrgohet me kėrkesė insistuese siē e ka pranuar vet , tė drejtoj shkollėn 7 vjeēare, nė Spile tė Himarės. Nė Himarė, punojė si Drejtor i shkollės atyshme pėr tė mos mbajtur mė mė shume se dy muaj. Menjėher, do ta transefronin, me ndėrtimin e shkollave nė Qeparo, duke e emėruar drejtues i shkollės sė fashtit, mbas njė largimi prej mė se 7 vjetėsh, 1943-1950. Deri me 1956, punon aty si Drejtor i shkollės 7 vjeēare. Me disa probleme tė dala gjatė rrugės sė arsimit, nė mars tė 1956, bėri atė qė nė shtator 1956, me ēeljen e vitit tė ri shkollor , tė bjer nė detyrė, nga drejtues i shkollės, si mėsues i thjeshtė i 7 vjeēares.

Mbasi siē tregojnė faktet , patė qėnė nė drejtimin tė saj, qysh nga viti 1935. Vit kur ai mbasi dha provimet me sukses nė Normalen e Elbasanit, punoj vazhdimisht si kryemėsues. Nė pėrfundim, mėsojmė se mėsuesi patriot Janko Ll Pali, pasi shėrbeu si mėsues pedagog, deri mė shtatorit 1964, njoftohet se i kish ardhė radha, e koha kishte kaluar, pasi ishte 67 vjeē. Megjithse nė gjėndje tė mirė shėndetsore, e i aftė, duhej tė paraqiste vetė kėrkesėn, pėr ndarjen e padėshirueshme, me pasionin dhe jetėn e tij Arsimin, pėr tė dalė nė pension.! Mbaron kėshtu karjera e lavdishme dhe e mbushur me kujtime. Njė rrugė e paharrushme, si edukues i brezit mė tė ēmuar pėr mė se 36 vjet. Ku punoj me shumė zell e dėshir me qėllim qė ai tė nxirrte nxėnės tė zotė, pėr veten e tyre, familjen, vendin, pėr luftėn e jetės edhe patriotė tė vėrtet!!!

Ēfarė kanė thėnė : Shkrimtarė, mėsues, poetė, kritikė, politikanė, analitikė, bashkėfshashtrė tė tij:

Bashkėfshatari i tij, Vasil Qesari (shkrimtarė,gazetarė,publicistė, kritikė) duke kujtuar figurėn e kėtij eruditi, ndėrtėtjera ka thėnė: .........Mė doli para sysh imazhi i mėsuesit tė shumė brezave,Janko Palit-esperantistit tė shquar dhe njohėsit tė shkėlqyer tė kėsaj gjuhe,e cila endé ka adhuruesit e praktikuesit e saj nė botė.

Ish nxėnesi i tij Ing. Sillo Mucko (Kanada): "Mėsuesi im i parė Janko Pali, ngelet pėrjetė si njė monument, i kulturės dhe i diturisė. Ay pėr gati 1/2 shekulli luftoi dhe zhduku injorancėn nė mbarė krahinėn e vendin tonė. Ai ishte i gjithėanshėm, mėsues , edukator, pedagog, muzikant, vjershėtor, valltar, kėngėtar dhe mbi tė gjitha njeri. Ai do mbahet mėnd si njė njėri etalon dhe fisnik i kompletuar, atė e donin dhe gurėt e sokakut..vepra e tij do t'ju shėrbejė brezave pėr te njohur historinė.

Vitore Leka Stefa (Poete Itali) : "Janko LL Pali nuk ėshtė thjesht e njė njeri i njė familje a Qiparoi, e krahine, por i pėrket gjithė Shqipėrisė, ky njeri i madh, ky mėsues i palodhur dhe i kujdesshėm pėr breza tė tėrė, qė i ēoi drejt udhės sė dijes duke i'u ēelur horizonte tė papara, me veprėn e tij, sot na flet me njė gjuhė tė pasur e me njė zėmer tė madhe."

Poetja Nirvana Pistulli: "Gjithė kėjo punė e bėrė prej tij si ėshtė e mundur t'i njifet vetėm mbas rėnies sė diktaturės?!? Njė punė kolosale, mbledhja e poezive folkloristike, gjithė kėto pėrkthime, poezi gjėra me shumė vlerė pėr kulturėn e vendit tonė. Shpresoj t'i shof njė ditė tė botuara!!!"

Shkrimtari dhe poeti ish i burgosuri i diktaurės Gjeto Turmalaj thotė se "Éshte nder i madhė qė kombi ynė ka nxjerr poet, shkrimtar, si Janko Pali. Si ky njeri qė jeton nė pavdeksi, nė ato poezi tė mrekudhueshme, dhe nė atė krijmtari aqė tė vlefshme qė la pas, si njė poliglot nė shumė drejtime. I madhi E.Koliqi duke ju referua Eliotit thoshte"Asnjė artė nuk ėshtė mė kombėtar se poezia" Kėtu mė kujtohet ajo thėn'je filozofike!! "Njėrzit e letrave janė princat e kombit" Per mendimin timė, thotė, z. Turmalaj, Janko Pali, ishte njė princ i dal prej kėshtjellės tė Qeparoit dhe ėshtė nder pėr Atdheun tonė.

Z. Agim Bacelli : J Ll Pali, njė burrė i ndritur qė ka nderuarė jo vetėm familjen e vet, por edhe shoqėrinė, kombin dhe diturinė shqiptare e mė gjėrė. Dituria e tij rrezaton edhe pas ikjes sė Tij pėr tek Ati ynė i shtrenjte dhe i lavdishėm.

Z. Diana Jovani: Janko Pali, shėmbulli i tė cilit do tė udhėheqė gjenerata tė tėra arėsimtarėsh e njerėz tė dijes pėr vite me rradhė dhe do tė jetė udhėrrėfyes edhe pėr brezin e ri. Qeparoi dhe Himara janė krenare qė kanė nxjerrė njė njeri si ai, krenar dhe madheshtor si Deti Jon dhe i pamposhtur nė qėllimin e tij tė madh nė jetė.

Poetja e shkrimtarja e shquar Zhuliana G. Jorganxhi pasi ėshtė njohur me veprėn e "Mesuesit te Merituar" Janko Pali , thotė se: "Kam lexuar mė shumė interes gjithė atė univers te madh te "Mesuesit te Merituar" Janko Pali dhe jam mahnitur nga gjithe ai njeri i madh erudit. Vepra e tij eshte nje veper madheshtore dhe duhet te shohe patjeter driten e botimit, sepse ajo iu vlen gjithe brezave ne ēdo kohe."

Z. Harilla Panajotit, : "Portreti do tė ishte i veēantė pėr Janko Palin e Qeparoit. Ai pėrgjithėson…!. Ishte Mėsues mė pėrvojė tė madhe pedagogjike, sociale, kulturore, ishte shumė energjik dhe i mpreftė. Me tė vėrtetė Janko Pali qe njė intelekt fenomen. I pa pėrkulur para vėshtirėsive,optimist e humanist i madh."

L. Petoshati, Filadelfia - "J LL. Pali,ishte njė mėsues intelektual tipik shqiptar intelektual i shquar i bregdetit , portret qė pėrgjithėson."

Kleanthi Z. Dede (shkrimtarė),Tė shkruash pėr jetėn e njė mėsuesi(e), pa dyshim qė ndjen pėrgjegjėsinė, pėr tė pasqyruar jetėn e njė intelektuali, po tė shkruash pėr jetėn e mesuesit Janko Pali, kėjo pėrgjegjėsi ėshtė e dyfishtė pėr vetė faktin se si nga ana kohore, ashtu edhe nga ana gjeografike, po pa lėnė menjanė edhe bagazhin njohės e kulturor tė tij ato kapin kufinjtė maksimalė, brėnda sė cilės duken qartė jeta e njė krahine tė tėrė, pikėrisht e njė krahine tė kulturuar siē ėshtė, Bregdeti Jon.

Avokati i Popullit Dr, Jorgo Dhrami ish nxanės i tij: "Personaliteti i Janko Palit, personalitet i cili nuk ka pėrmasat pėr njė fshat apo krahinė, por ka pėrmasat e njė njeriu nė shkallė kombėtare e ndoshta mė tej....."

S. Guraziu, (Arnhem, NL) : "Vepra e J.LL Palit padyshim ėshtė lavdiplotė, fisnike dhe nuk di a jam kompetent tė deklaroj ... edhe njė "gur i art, jashtzakonisht ēmuar" i traditės pedagogjike shqiptare, me punėn e tij nė letrat shqipe, pėrkthimet, mėsuesinė...dhe tėrė atė frymė pėrparimtare tė botkuptimit tė tij, duke arsimuar popullin e vet, duke ndritur mendjen e popullit tė tij tė pėrvuajtur. "

Aktualishtė tani ka nė disponim rreth 25-30 - fletore(libra) tė marra nga thesari letrar i tij, por ato mendohet se nuk janė mė dhjetra po kalojnė qindrat.

Tė disponeshme:

Nė thesarin e tij gjenden rreth 80 000 vargje, poezi, lirik, elegji, historike etj Ka shkruar Monografinė e "Neēo Mukos" bashkė shok dhe mik i tij Ka hartuar njė fjalor 45 000 fjalėsh Shqip- Frengjisht
Ka bėrė metodiken si tė mėsojmė "Esperanton" ngriti edhe kurs Historia e Qeparoit
Historia e Shkollės Qeparoit
Tregime, historira, bėma, koleksone.
Mijėra perkthime nga ēdo gjuhė:
Pėrkthim Historia e Frances Frengjisht-Shqip
Pėrkthim Historia e Npolonit- Frėngjisht Shqip
Pėrkthim Ezopin
Providenca
Nga Esperanto fletore tė tėra.
Folklor. pėrmbėledhje kėngėsh Historike -Patriotike
Folklor Kėngėsh Lirike
Shkrimtarė e figura te shquara nė shėrbim tė letrave,shqipe e tė huaja, autorė tė ndryshėm.
Mehallet e fshatit dhe “gjak ne fshat” 18 rastje vrasjesh....
Njeri enciklopedik, autodidakt, i tkurur. Anektoda ,tallje,shaka,batuta 600 cope te mbledhura. Thenie nga figura te shquara te kombeve (hulumutim) Letersi,etj et,
Tekste per te mesuar Anglisht,Esperanto,Spanjisht.

Njė kontribut dhe njė kujdes tė madh rreth rujatjes dhe pėrcjelljes sė veprės sė Janko LL. Palit, po luan edhe i biri i tij poeti dhe shkrimtari Petraq J Pali. Ai, ekspozoi nė tė gjitha forumet dhe po punon nė realizimin e disa librave, me kujdes e me mė mėnēuri e maturi, tituj , fragmente tė krijimtarisė sė tė atit. Pasi qė jo vetėm ky material i cili po prezantohet nga gazeta kombėtare Bota sot, ėshtė shfrytėzuar nga materialet e ruajtura prej tij, por nėpėrmjet iternetit, letrave e telegramve, ai ka dhe dhjetra e dhjetra pėrshėndetje.Nga krijimtaria e Janko LL Palit deri sot jane botuar “Afer fundit cpo shikoj” perzgjedhej Poetike,”Historia e Qeparoit” si edhe “monografi e Neco Mukos” Pregatitet te dali ne botim”Historia e shkolles se Qeparoit” qe eshte nje thesar me vete.

Nga Beqir SINA, Nju Jork

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet

S'ka koment!


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]