Diaspora Shqiptare Parakaloi ne Manhattan (foto)

Manhattan, 21 Qershor 2008. Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi, ne kryeqytetin e botes, Manhattan (Shiko albumin me foto)
Nga Kėze (Kozeta) Zylo

Dita e shtune ishte nje nder ditet me te gezueshme per shqiptaro-amerikanet, vecanerisht per emigrantet e New Yorkut.
Rruga Amerika ne Manhattan shkelqeu, u ndez nga ngjyra kuq e zi, simboli i flamurit i Kombit shqiptar.
Mijera shqiptare ku dominonte rinia studentore, te sapodiplomuarit ne universitetet amerikane, te rinjte qe jane punesuar ne nivelet me te larta te zyrave amerikane, kishin ardhur per te parakaluar dhe per te demonstruar kulturen dhe traditen e mrekullueshme shqiptare. Ne kete dite e cila ishte dita internacionale e parades, pervec kombit tone parakaluan dhe shume kombe te tjera nga e gjithe bota, por mua nuk e di sepse m’u duk qe kete radhe ishim me te organizuar, me solid, me me kulture ne paraqitjen tone perpara publikut amerikan qe na pershendesnin nga trotuaret, ku kishin dale per te pare paraden.
Rinia shqiptare me flamurin kuq e zi dhe flamurin e Kosoves, parakalonin duke brohoritur: Rrofte Shqiperia, rrofte Kosova dhe se bashku vallezonin valle te ndryshme popullore ne rrugen “Amerika” ne Manhattan.
Disa prej tyre kishin veshur kostume kombetare te trevave te ndryshme shqiptare, cka dhe terhiqnin me shume publikun shqiptar dhe ate te huaj qe ngrinin duart dhe pershendesnin ne kete dite te bukur festive. Edhe Zoti na kishte dhuruar nje dite nga me te bukurat, me diell, me fllad dhe shume te pershtatshme per kete dite te vecante, per te gjithe ne emigrantet ketu ne New York dhe nga shtetet e tjera te Amerikes, qe kishin ardhur nga larg per te marr pjese ne diten nderkombetare te parades.
Organizatori kryesor i parades shqiptare ishte i riu intelektual Vasil Gjika, i cili kishte kohe qe na kishte ftuar se bashku me stafin e tij, per te marr pjese ne kete dite te vecante.
Ai pershendeti te gjithe te pranishmit, i falenderoi per pjesemarrjen dhe pastaj fjalen ja dha ish kongresistit amerikan me origjine shiptare, z.Joe Di Guardi se bashku me bashkeshorten, nje nga aktivistet me te shquara per ceshtjen kombetare, znj.Shirley Di Guardi. Ish kongresisti shqiptar qe do te kandidoje perseri per ne Shtepine e Bardhe, ishte veshur me kostum kuq e zi dhe pershendeti te gjithe pjesemarresit duke falenderuar Ameriken qe eshte i vetmi vend demokratik ne bote, qe lejon te gjitha kulturat boterore pa dallime racash dhe ngjyrash te parakalojne ne nje nga rruget kryesore te Manhattanit.
Fjala e tij per lirine e Kosoves dhe Pavaresine e saj u prit me brohoritje te fuqishme, nje ze qe dilte nga zemrat e shqiptareve ne te gjitha trevat per Kosoven tone te pavarur!
Z.Dio Guardi eshte nje nga intelektualet me te shquar te Kombit shqiptar qe me dashurine e tij te madhe per Shqiperine e ka cuar zerin e saj deri ne Shtepine e Bardhe, fal zgjedhjes se tij disa here si anetar i kongresit amerikan ne Shtepine e Bardhe.
Ndersa bashkeshortja e tij, nje grua teper e devotshme dhe nje studjuese e zellshme e ceshtjes Ballkanike, midis te tjerash cmoi tolerancen dhe traditen e mrekullueshme te popullit shqiptar. Populli shqiptar vazhdoi ajo dallohet per tolerancen fetare, mikpritjen, besen, cka eshte treguar me fakte se eshte i vetmi popull ne bote qe nuk vrau dhe masakroi asnje hebrej gjate luftes se dyte boterore.
Pas fjalimeve te tyre, z.Gjika, znj.Megi Xhemali, nje vajze tjeter intelektuale, qe kane studjuar ne Perendim, z.Eron Toro, me perkushtim ftuan pjesemarresit te parakalonin me kulture gjate rruges “Amerika”. Te paret qe e udhehiqnin kete parade ishin z.Dio Guardi i cili drejtonte makinen e tij stolisur nga flamujt dhe bashkeshortja e tij, znj. Shirley e cila ishte veshur me nje elegance ne ngjyrat e simbolit tone kombetar, kuq e zi!
Pas makines kryesore vinin me radhe parakaluesit me pankarta, flamuj, makina, motora te gjitha keto me simbolet kombetare.
Keshtu parakaluan me banderolen e shkruar, Instituti “Gjergj Kastriot Skanderbeg” dhe shkolla shqipe ne Staten Island, banderole qe prezantohej nga presidenti i saj, z.Rrape Ruci i cili ka vene shtepine e tij ne sherbim te kombit dhe drejtori ekzekutiv i shkolles z.Qemal Zylo.
Ata shoqeroheshin nga nxenesit e rinj te kesaj shkolle si: Davidi, Sara, Lisi, qe kishin ardhur se bashku me prinderit, me Marjeten, Mondin, apo gjysherit e tyre.
Po keshtu mesueset Jona Balili, Valbona Zylo, studentja e shkelqyer e finances ne kolegjin e Barukut ne Manhattan, zonjusha Eranda Stringa, znj.Dea Balili ishin se bashku me Institutin.
Me shume te rinj qe u takuam, te bente pershtypje menyra se si ata prezantoheshin, diskutonin, apo sa shpejt lidheshin me njeri tjetrin ne rrethin e vallezimit qe improvizohej nga muzika e bukur shqipe. Keshtu gjate bisedes, nje impresionim te vecante mora nga i riu Deni Blloshmi, nje intelektual qe ka mbaruar studimet ne Amerike, por qe ne vendin e tij ka ndjere nje persekutim te eger nga diktatura bizantine. I degjoja me vemendje, merrja pjese se bashku me ta, dhe me vete mendoja se: Kombit shqiptar do i ndryshoje faqja vetem nese e marrin qeverisjen, te rinjte intelektuale qe kane mbaruar ne Perendim, ose ne Amerike, apo qe jane properendimore ne pikepamjet e tyre, dhe qe udhehiqen nga parimet demokratike.
Kombit shqiptar do i ndryshoje faqja nese keta te rinj udhehiqen nga njerez me vizione per te ardhmen, jo nga ishet qe kane mentalitete dhe nostalgji te se kaluares, por nga te persekutuarit qe hoqen te zite e ullirit nga keta ish, qe fatkeqesisht vazhdojne ta udheheqin perseri popullin tone atje!
Parakaluan me bluzen e kuqe te shkruajtur Cameria, si kryetari i shoqates “Cameria” nje z.Sali Bollati e shume te tjere qe kishin ardhur ne kete dite te vecante per Diasporen shqiptare ne Amerike.
Na pershendetnin mjaft amerikane, qe jane bere pjese e kultures shqiptare me kontributin e tyre te vyer, si pastori Steve Galegor se bashku me bashkeshorten e tij dhe 3 femijet, i riu intelektual Todd Watkins, qe nuk ndenji asnje minute pa filmuar me kamera te gjithe parakalimin festiv ne Parade e shume e shume te tjere.
Kenget popullore nga te gjitha trevat shqiptare, vallet e bukura te tradites sone, jehuan ne te gjithe Manhatanin, te rinjte kercenin, kendonin te qeshur dhe te gezuar, te bindur se po kryenin me kulture, detyren karshi Atdheut.
Parada u pershendet nga presidenti i Fondacionit te dites nderkombetare te Parades ku me dashuri dhe respekt pershendeti shqiptaret, Kosoven, Pavaresine e saj, kulturen tone te lashte. Ai pershendeti dhe ish kongresistin shqiptar z.Dio Guardi i cili shkoi dhe ju dhuroi gjithe podiumit dhe njerezve ne rruge librin “nje qind per qind e Hebrenjve ne Shqiperi i shpetuan Holokaustit”.
Ndersa Presidenti pershendeste, nxenesja e vogel e shkolles shqipe Sara Ismailati u mor ne duar ne podium nga nje perfaqesues i shtetit amerikan dhe vogelushja e lumtur me syte blu, pershendeste pjesemarresit me flamurin e vogel ne dore.
E gjithe parada u filmua nga TV “Kultura shqiptare” me producent Adem Belliun dhe nga gazetaret Beqir Sina, Halil Muja, Nexhmedin Syla etj...
Njerezit u shperdane ne grupe qetesisht per ne shtepite e tyre, te gezuar se kishin prezantuar me kulture Shqiperine para botes, nje detyre fisnike per Kombin e tyre, Shqiperine ne Diten Nderkombetare te Parades.

Manhattan, 21 Qershor 2008

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet

Postuar nga: Dajti 24/06/2008 - 17:52:58 -

Keshtu gjate bisedes, nje impresionim te vecante mora nga i riu Deni Blloshmi, nje intelektual qe ka mbaruar studimet ne Amerike, por qe ne vendin e tij ka ndjere nje persekutim te eger nga diktatura bizantine.

se kuptoj se per cfare behet fjale ne kete fjali ???

me respekt dajti

Postuar nga: Selam Vishocica,Staten Island 24/06/2008 - 18:51:51 -

O Dajti o vella
Shikoje shkrimin ne teresi si eshte ndertuar nen nivelin gazetaresk,nuk ka as gazetari,as letersi as artistikisht
Nje shkrim i shkruajtur nga nje pene amatore ,jo profesioniste
Ti i kerkon te te shpjegoje se per cfare behet fjale
As artikullshkruesja nuk e di se per cfare behet fjale
thjesht ajo ka dashur te tregoje se ka takuar important njeres
te tregoje delirin e saj
nuk e vure re dje hodhi tere mesazhet qe kishte marre ne privat a thua tere njeresit nga tere bota u takuan ne ate ore ne te njejten kohe te uronin zonjen e perfshire ne aktivitet e jo artikullshkruesen ,Adeline.
gallate ,gallate o Dajti

Postuar nga: diku 24/06/2008 - 20:18:00 -

E mbeshtes Z.Vishocica per diskutimin etij Ishte cudia me e madhe ne blog qe oer nje ore ishin derdhur 12 diskutime me plot lavderime Kjo zonje niset nga fitimi dhe jo nga ndjenjat patriotike kjo eshte e vertetuar kur vijne ndihmat ne shkolle

Postuar nga: ZAQ 24/06/2008 - 22:43:46 -

Per te paren here ndaj te njejtin mendim me Dajtin. Z. Keze kushedi ku i ka ngelur ora.
Diku
Ju keni te drejte sepse kam idene se pronaret e shkolles marrin disa ndihma nga shteti qe sigurisht ka dale nga xhepi yne( taksat). Te shikojme sa jetegjate do te jete kjo shkolle qe ka nisur me 6 femije nga te cilet mesa mbaj mend nga reklama qe iu be ne TV kultura shqiptare ishin nga Brooklyn.

Postuar nga: Dajti 25/06/2008 - 03:31:28 -

miq te ndjame shapin nga sheqeri.

stili gazetares:
e para:

kur pervete nuk kam nje shkolle gazetarie ose letrare bej shume gabime drejtshkrimore etc nuk kam te drejt te analizoj stilin gazetaresk te nje tjetri..mendoj une

e dyta:
qe u hap nje shkolle per femije shqiptare ne amerike, ku ata kane mundesi te mesojne gjuhen e kombit te tyre
me behet qefi dhe i uroj gjithe te mirat.

problemi:
por te besh arrixhiun kriminelin te paaftin psyasocial-et anti evropiane mbreter kete nuk mund ta le ashtu

me respekt dajti

Postuar nga: lidi 25/06/2008 - 21:11:36 -

Urime per shkollen shqipe. Eshte vertete nje arritje dhe shpresoj me gjithe shpirt qe te ece vetem perpara.

Vetem, ju lutem, boll me Zylot! Tani vertet po na e neverisin dhe World Wide Web-in. Ngado qe te klikosh ne internet do shohesh emrin e Kozeta Zylos, artikujt medioker dhe levdatat nga njerez qe ajo i lavderon ne artikull.

Postuar nga: zaq 26/06/2008 - 09:28:51 -

Nuk jane vetem ata. Jane edhe vajzat e saj, mbesa e saj Megi Gjoni ose eshte vete Z. Ballkeze qe shkrun dhe nenshkruan me emrin e te afermeve te saj. U zbulove Keze.


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]