Skip to content

Fitoi Shqipëria

15. 05. 2011 nga Ajet Delaj

Version i përshtatshëm për printim

Zgjedhjet, lokale apo parlamentare qofshin ato, per nje shoqeri e shtet demokratik jane stacione ne rrugen e gjate e te pafund te demokracise qe sherbejne per disa per te marre “energji” te reja e shtuar hapin, e per te tjeret si stacione per te bere riparimet e nevojshme apo me mire te themi per te mesuar per “difektet “ qe jane konstatuar deri ne ate moment.
Pra, per te dyja palet si per fituesin ashtu edhe per humbesin, zgjedhjet jane stacione te mirefillta reflektimi gjithnje ne funksion te se ardhmes, por nga ana tjeter qe te dyja palet duhet te shtojne kontributin dhe hapesirat demokratike per forcat e tyre e natyrisht edhe per krejt shoqerine.
Duke qene se demokracia eshte vendimarrje, sa me shume shtohet hapesira demokratike ashtu si oksigjeni per organizmin per formacionet politike e shoqerine ne teresi zgjerimi i hapsirave demokratike ne vendimarrje ben qe demokracia te zhvillohet e ece perpara duke siguruar ne menyre te pashmngshme perparimin dhe begatimin e e jetes se qytetarve ku aplikohet e zgjerohet sistemi demokratik.
Duke ju referuar zgjedhjeve locale te fundit ne Shqiperi, per mua deri ne keto momente fitorja me e madhe e Shqiperise dhe e shqiptareve eshte fitorja dhe legjitimiteti qe fitoi vota e shqiptareve per here te pare ne truallin e shqiptareve qysh me krijimin e shtetit shqiptar.
Pa qene nihilist mund te them se edhe zgjedhjet e 22 Marsit kane qene zgjedhje te shpreses se madhe me siguri te nje shprese edhe me te madhe se sot por fatkeqesisht duhe thene se sot mbas 20 vjetesh ajo dite ka mbetur vetem si vegim. E thashe edhe me e madhe pasi 22 Marsi ka qene shprese e madhe per shembjen e nje epoke kriminale por qe fatekeqesisht nuk u realizua. Shpresa dhe e drejta qendrojne me ty dhe me cdonjerin dhe aq me teper me liderin e nje kombi per aq kohe sa perpiqesh dhe punon per te, dhe askush me mire se koha dhe populli me vote nuk mund te te vlersojne se sa ke bere e punuar per atdheun e popullin tend.
Te humbesh nje beteje elektorale ne nje sistem demokratik ashtu sic e thashe me lart eshte si te ndalesh ne nje stacion per tu rikuperuar me qellim per te arritur kundershtarin ne stacionin jeter e natyrisht per te synuar ta kalosh, apo si te humbesh nje beteje ne nje lufte te pafund per demokraci. Pra kur sovrani vendos askush nuk duhet ta perjetoje si tragjedi verdiktin e tij, jo vetem per propogande por realisht duhet ta perjetoje si nje pikete orjentuese per te bere korigjimet e nevojshme e natyrisht per te nxjerre mesimet e duhura.
Demi me i madh qe ne force politike i ben vetevetes por edhe kombit ne teresi e sidomos per nje force kryesore opozitare eshte mosreflektimi duke i mbyllur deren progresit e konkurences se vlerave e ideve brenda forces politike gje qe fatekeqesisht ka ndodhur me shume se nje here ne keto 20 vjetet e fundit Une si student i dhjetorit 90te per te verteten nuk u ndieva keq per fitoren e se majtes sepse fundi i fundit eshte nje fitore e pritshme dhe nje proces normal mbas gjashte vjet qeverisje te formacionit te djathte, por u ndjeva vertete keq kur lideri i se majtes shiptare z Rama deklaroi para mbeshtetesve te tij se fitoi kunder se shkuares.
Te deklarosh fitore kunder se shkuares 20 vjet mbas 22 Marsit nga nje formacion politik i majte ne Shqiperi qe akoma nuk eshte distancuar qarte nga diktatura komuniste dhe diktatori Hoxha duket si nonsense megjithse per te verteten lideri Rama si individ e ka bere ne me shume se nje rast. Megjithate z Rama do kete kohen dhe forcen e mjaftushme per te konfirmuar ose jo se i qendron akoma idealeve te 90tes pjesmarres e percues i te cilave per te verteten ka qene.
Te deklarosh se fitova kunder nje keq qeverisje apo pushteti te konsumuar gje qe koha arrin ta realizoje edhe per nje lider si z Berisha qe ne syte e shqiptareve realizoi shembjen e sistemit komunist me 22 Mars 1992, eshte normale por te meritosh percaktimin “e shkuara” per formacionin politik qe kemi krijuar ne ate Dhjetor te lavdishem e te larget, vertete eshte poshteruese. Ne nje fare menyre e ngushellojme veten se nuk kemi punuar qe ta meritojme pasi fale moshes sone te re e mungeses se pervojes qe kishim ne ato vite te stuhishme kur historia na kishte vene nje misjon te pamundur ne ate kohe te ndertonim shtetin e ri demokratik te mbeshtetur mbi idealet tona dhe te perballonim “Katovicen”. It was imposible.
Vetem ky nese mund ta quaj keshtu ishte gabimi I brezit tim te 90tes. Mbas 20 vitesh pune e perpjekje, te bashkohesh ne nje front me Fatos Nanon, Ilir Meten, Kryetarin e Parlamentit te fundit komunist Kastriot Islami e deri tek Hysni Milloshi, realisht e ke merituar percaktimin e shkuara, ta gezojne kush ka punuar dhe perfaqeson te shkuaren.
Askush ne kete bote nuk eshte i pagabueshem ne jete, pune e natyrisht edhe ne politike por te gjitha gabimet mbartin koston e tyre qe detyrimisht duhet pagur dhe nese nuk e njeh deshtimin tend, me synimin per te mos shpaguar, me siguri kostoja shumefishohet e aq me teper ne politike.
Brezi im i 90tes e paguam mendoj une koston e mungeses se pervojes e deshtimit tone te viteve 90te megjithe dliresine e shpirtit tone gje qe nuk ka kaluar pa lene gjurme ne memorjen e shqiptareve qe na kujtojne virtytet tona edhe sot mbas 20 vjetesh.
U shperndame rrugeve te Europes e Amerikes e deri ne Australine e larget duke e nisur jeten nga baza dhe punuam shume, e me qindra e mbase mund te them me mijera kemi arritur te integrohemi e te perparojme duke u bere pjese e stafeve te govermenteve, universiteteve, bizneseve prestigjioze te ketyre vendeve te medha e te begata e mbi te gjitha vendet me demokratike te botes ku liria e demokracia jane te shenjta.
Cunat dhe gocat 20 vjecare te revolucionit demokratik studentor te 20 viteve me pare tani i kane kaluar te dyzetat dhe qe CV-ve te tyre pervec studimeve akademike te mbaruara ne Atdhe, u kane shtuar emra universitetesh e institucionesh perendimore nder me prestigjozet ne bote, padyshim pervojen dhe edukimin e tyre do e vendosnin me deshire te madhe ne sherbim te Atdheut. Ku tjeter pervec se ne partine e tyre qe e kane krijuar vete Partine Demokratike do e afronim ne me deshire kontributin dhe pervojen tone.
Per kete i bej thirrje te hapur strukturave ekzistuese te Partise Demokratike qe te startoje riformatimin e te instaloje sa me shpejt te jete e mundur sistemin e konkurimit te vlerave brenda vetes duke ju krijuar hapsirat e nevojshme brezit te 90tes, themeluesve, aktorve e faktorve reale te 22 Marsit 1992, pasi vetem ne kete menyre mund te perballohet revanshi i majte qe kryesohet nga nje dhjetorist qe jo pa qellim z Rama e quante dje fitoren e fundit te se majtes si 22 Marsi socialist.
Hegeli ka thene qe” konservator nuk eshte ai qe nuk ndryshon por ai qe ndryshon e zhvillohet se bashku me spiralen e shoqerise njerzore” Mendoj se Shqiptaret e kane tashme te qarte rezultatin e dogmave dhe politikaneve e pushtetareve te perjetshem.

Autori

Komente

Shpirti i dlire i demokracise dhe faqja e zeze e Shqiperise!

21. 05. 2011 nga Anonim, 6 vjet 18 javë para
Koment id: 538

SHPIRTI I DLIRE I DEMOKRACISE DHE FAQJA E ZEZE E SHQIPTARISE!

- Nga Alban Dega, Prishtine

Te lumte penda dhe mendja Zoti Delaj. Nuk njihemi personalisht e fizikisht me njeri- tjetrin, por ndjej dhe vleresoj lart shpirtin demokrat, mendimin thelle, sinqeritetin e brezit tuaj qe hapet nje epoke te re ne hisroeine e Shqiperise.
Eshte nje para- analize krejt demokratike shume domethenese e teper udherrefyese jo vetme e jotja por e nje brezi te tere.
E kam thene ne nje takim me perfaqesues dinjtizoe te brzit tuaj ketu ne Nju Jork para gjashte muajsh se ju dhjetoristet e sinqerte qe rrezikuat jeten dhe rinine tuaj ne lulen e saj, dhe jo "katovicasit" e kllonuar nga "Gorbacovi shqiptar" qe nuk u ngrit kurre ne staturen e tij si Sali Berisha, Gramoz Pashko, Genc Ruli , Neritan Ceka, Arben Imami e co. jeni heronj te vertete.
Nuk eshte as servilizem e as lluster romantike. Nuk kam kompleksin e as moshen e asnjeres. Perkundrazi! Eshte nje realitet i mirefillte, nje vleresim real.
Te merrje rrezikun ne sy, te vije jeten ne tehun e thikes e meshiren e kallasheve te nje regjimi qe akoma vazhdonte vriste edhe femije ne kufi, dhe te viheshe perballe autoblindave e gorillave te saj, eshte mese heroizem!
Cfare kane bere me teper heronjt se ti perkushtojne e vene ne sherbim te atdheut e lirise, te kombit e demokracise, gjene me te shtrenjte te tyre jeten... Ju e bete!
Kur lexoj analizat e shkelqyera te Prof. Dr. Shenasi Rames, nderit edhe te shqiptareve te Amerikes pa dallim krahine, feje, ideje a perkatesie politike, kur shfletoj krijimet e Ramiz Gjinit, kur shikoj sukseset e dhjetra dhjetoristeve te tjere midis te cileve edhe juve i nderuar Zoti Ajet Delaj, qe me sa kam marre vesh punoni per administraten shteterore te Nju Jorkut, ndjehem krenar edhe si shqiptar edhe si amerikan.
Edhe kjo analize juaja eshte vetem nje prove me shume, nje pasqyre e shkelqyer e shpirtit tuaj demokrat, nje deshmi e pakundershtueshme se ju heronjt e dhjetorit jeni nderi i shqiptarise dhe shpirti i vertete i demokracise qe eshte zhytur nga autokratet e despotet e " Katovices" me Sali ... Kadafin ne krye e ' Mafia e tij qe ka dale krejt jashte kontrollit" e kusareve dhe vrastareve te tij , por as nuk eshte e as do te mbytet dot nga Kolona e peste stalinisto- enveriste, qe ben ligjin ne Shqiperi e tash mbi njezet vjet!
Jane grahmat e fundit te saj. Ndaj eajo eshte agersuar e terbuar kaq shume perballe disfates totale, perballe Vaterlose qe pseoi ne mbare vendin ne zgjedhjet e 8 majit 2011.
Perballe nje populli qe votoi si evropian, kjo Mafia e deshtuar e shpartalluar keqazi nga vota e demosit dhe vendimi i sovranit nxorri fytyren e saj te vertete prej Robert Mugabeje ne Namibi. Njesoj si ai Sali Berisha dhe qeveria me vota te vjedhura po i masakron, po ben mastraf ( kerdi e e plote ) tash nje jave, duke futur vota te fabrikuara e te falsifikuara ne kutite e masakruara te tyre naten e duke urdheruar " Duck"-un, domethene Rosakun e Berishes Arben Ristani dhe tre musketieret e tij ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te legalizojne kete kusari te ndyre e kriminale.
Ata e kane kthyer KQZ ne Komitetin Qendror te Vjedhjeve, qe deshtuan ne orvajtjen e tyre te turpshme per te legalizuar kete krim elektoral qe eshte bere mjeshteria dhe e vetmja rruge e Sali Berishes per te ruajtur karriken e tij te pergjakur e me vota te vjedhura dhe sundimin e kalnit te tij kusar ne Shqiperi!
Eshte koha qe te kercasin prangat ne kycet e ketyre kusareve e vrastareve, qe na ben hore ne syte e miliona shqiptareve e nderkombetareve, te ketyre faqezinjeve te Katovices qe na nxine fytyren perballe Evropes dhe Botes! Turpi e faqaja e zeze qofte me ta!
Nder e lavdi heronjve te vertete te dhjetorit 1990 , lirise dhe demokracise shqiptare, qe do te thote sundim i popullit, me popullin e per popullin!

Prishtine me 21 maj 2011 ora 9; 23 e mengjezit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar